Rreth Nesh | Distileria Fron
top of page

Tregimi ynë

Historia jonë familjare në përpunimin e rakisë fillon qysh nga vitet e '80-ta, gjithmonë duke pasur si qëllim kryesor përpunimin e rakisë kualitative.Duke përcjellë trendin e përpunimit të këtij produkti,për me shumë se dhjetë vite ne filluam të operojmë në treg me brendin e rakisë se fisnikëruar "Fron", raki e cila përpunohet me teknologji moderne gjithmonë duke ruajtur aromën e frutave të Dukagjinit dhe origjinalitetin e saj.Frutat të cilat përpunohen në distilerinë tonë janë të përzgjedhur me shumë kujdes dhe pasion në plantacionet tona disa hektarëshe, poashtu ne bëjmë edhe grumbullimin e shumë frutave të rajonit të begatë të Dukagjinit gjë që ndikon edhe në ekonominë e pemtarëve të kësaj ane. Pas përvojës së gjatë në prodhimin e rakisë ne filluam edhe me prodhimin e pijeve tjera alkoolike si GINLiker dhe "FRON ONE". Produktet GIN dhe Liker bazë kanë destilatin e pastër të mollës nga i cili me kombinime të ndryshme ne nxjerrim më të mirë për klientët tanë.Objektivi ynë kryesore është që ne të sjellim te ju produkte që plotësojnë standartet ndërkombëtare."Fron" sot gjendet në treg me këto lloje produktesh: raki të mollës, rrushit, kumbullës, ftonit, dardhës, GIN, Liker mjedre, Liker vishnje dhe produkti ynë i fundit "FRON ONE"(destilat rrushi i ruajtur në kacë të drurit françez i kombinuar me karramel).Brendi “Fron” është shpërblyer pesë herë me medalje në panaire të njohura evropiane, në Austri dhe Gjermani. Brendi  "Fron" operon nën ombrellën e kompanisë "Familja Rugova sh.p.k." nga Istogu.

Fresh

bottom of page